Transmetuar më 17-12-2019, 21:54

Elvana Gjata ka prezantuar këngën e saj, të cilën do ta këndojë në Festivalin e RTSH-së.

"Me tana" titullohet kënga që do të këndohej nga këngëtarja e njohur, teksti i së cilës është shkruar nga ajo vetë. Madje edhe muzika ka si autore Elvana Gjatën, çka do të thotë se kemi të bëjmë me një krijim 100 për qind nga ana e saj.

Këngëtarja ka ndarë edhe disa foto nga përgatitjet përpara se të performojë në natën e parë.

Elvana Gjata ka bërë publike këngën, para se ta këndojë në natën e parë të festivalit, në Edicionin e 58-të të Këngës në RTSH, më 19 dhjetor.

Më 20 dhjetor do të jetë nata e dytë dhe më 22 nata finale.

Prej disa muajsh, kur u dha lajmi për pjesëmarrjen e saj të parë në këtë festival, Elvana Gjata është konsideruar para kohe si fituese e këtij edicioni.

Kujtojmë se fituesi fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Eurovizion 2020.

A do të jetë Elvana Gjata fituese? Mbetet për t’u parë./NOA.al   \