Transmetuar më 16-12-2019, 21:40

Ndodh që në rrjetet sociale shumë njerëz futen shpesh me emra false.

Për të fituar miqësi sa më shpejt, ata zgjedhin emrin e ndonjë artisti.

Luan Zhegu ka qenë një ndër artistët "viktima" të fundit në Facebook.

Përmes një mesazhi me emrin e tij fals, pas përfundimit të Këngës Magjike, "Luan Zhegu" shkruante se me ngritjen e "SPAK" do të niste menjëherë hetimi për "Këngën Magjike", duke aluduar se ky festival ishte i përfshirë në skandale dhe afera të mëdha korruptive.

Por ky mesazh me emrin e Luan Zhegut vështirë të jetë kapërdirë lehtë nga Ardit Gjebrea dhe organizatorët e festivalit.

Kjo ka detyruar këngëtarin e njohur të bëj edhe një sqarim për ndjekësit e tij.

Reagimi i Luan Zhegut:

"Të dashur, ndër të tjera më duket me vend t’ju sqaroj që vazhdon të ekzistojë një profil me emrin tim në Facebook që pretendon se është i imi.

"Më duhet t’ju sqaroj se nuk kam Facebook personal por Faqe Fan Page, domëthënë këtë faqe nga ku po ju shkruaj.

Kërkesat për miqësi që po ju vijnë nga ajo faqe ju sqaroj se janë të dikujt q përdor emrin tim për qëllime injorance si deklaratat që shkruhen aty".

"Asaj faqe i është bërë report/denoncim dhe shumë shpejt do e zgjidhin autoritetet përkatëse. Ju falendëroj perzemërsisht për dashamirësinë tuaj dhe mbështetjen, do vij shumë shpejt tek ju me projekte të reja. Sinqerisht! Luan Zhegu". /NOA.al