Transmetuar më 15-12-2019, 16:09

Pas disa muajsh në kërkim, 28-vjeçari Albano Kusi është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë për të zbardhur të vërtetën në lidhje me vrasjen e Indrit Çelaj.

Në datë 22.08.2019, rreth orës 11:00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit, Albano kishte kryer veprime që pengonin zbulimin e së vërtetës.

Albano dhe vëllai i tij, Griseldo Kusi akuzohen se pas një konflikti të çastit me Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës së babait të tyre e plagosën me armë të riun.

Gjithçka ndodhi pas një konflikti mes dy vëllezërve Kusi me punëtorin e ndjerë, për rrjedhjen e ujit të kondicionerit. Si pasojë e plagëve të marra, Indriti gjeti vdekjen në spital.

Prokuroria ka dërguar urdhrin e për ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.08.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest ne burg", për shtetasin Albano Kusi.

Ai akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim./a.m/noa.al/