Transmetuar më 14-12-2019, 16:45

Uji, mjalti dhe limoni janë tre produkte me shumë vlera për shëndetin e njeriut.

Por përzierja e të trejave sjell akoma është më shumë përfitime, sidomos nëse konsumohen në mëngjes.

Përfitimet e ujit të ngrohtë me limon dhe mjaltë esëll.

Nëse pihet esëll çdo ditë dhe pak i ngrohtë, ky lëng ofron shumë vlera dhe përfitime për trupin nga koka tek këmbët.

Imuniteti

Kur njeriu konsumon ujë me limon dhe mjaltë në mëngjes, imuniteti i tij është më i fortë dhe mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet e ndryshme të baktereve gjatë ditës.

Ulja e kolesterolit

Konsumi i kësaj pijeje në mëngjes me stomak bosh ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Mbipesha

Limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ka aftësi ngopëse. Ky kombinim është i duhuri për njerëzit që duan të bien nga pesha në mënyrë të shëndetshme. /k.k/noa.al/