Transmetuar më 14-12-2019, 12:57

Ish-Kryeministri Sali Berisha, publikon mesazhin e një qytetari, i cili bën denoncime të rënda lidhur me shembjen e Kavalishencës në Durrës, nga tërmeti, ku humbi jetën një efektiv policie.

Berisha thotë se “narko ministria e brendshme” fsheh gjurmët e krimit shtetëror në ndërtesën e Kavalishenëes.

Ai thotë se “Saimir Trafiku” kishte bërë ndërhyrje të thella për suita dhe orgjia.

Më poshtë ai sjell denoncimin e “punonjësit dixhital”:

“Mirëmëngjes i nderuar. Parëmbrëmë natën rreth orës 2, edhe mbrëmë filloi pastrimi i inerteve fshehurazi te Kavalishenca, objekti u shemb për arsye sepse vetë Saimir Tahiri bëri ndërtim pa leje. Aty sipër objektit ndërhyri në strukturë për të bërë suita për vete dhe bandën e orgjive. Prokuroria në atë kohë filloi një procedim penal për të, por si gjithmonë u mbyll. Këtë e di i gjithë personeli aty, e di e gjithë policia në Plepa dhe i gjithë mileti në plazh. Nëse të duhet info më shumë më thuaj”. /a.y/noa.al