Transmetuar më 14-12-2019, 12:10

Një pushtim i vërtetë nga peshqit-penis! Një plazh rreth 50 milje në veri të San Francisco, në California, SHBA, u zgjua krejtësisht i pushtuar nga një racë e rrallë peshqish, Urechis unicinctus, një specie e rrallë peshku që njihet si “peshku-penis”.

Këto gjallesa i ngjajnë organit gjenital të mashkullit, çka ka çuar edhe në emërtimin e tyre.

Bëhet fjalë për peshq rreth 20 centimetra të gjatë të cilët jetojnë në disa lloje rëre.

Pikërisht sepse jetojnë në fund të detit, nuk arrihet të shpjegohet se si kanë arritur të dalin në breg gjatë kësaj jave.

Ky lloj peshku është shumë i përdorur në kulturën aziatike, ku duket se ka një sërë efektesh afrodiziakë. /a.y/noa.al