Transmetuar më 14-12-2019, 11:23

Qysh kur u zgjodh Miss Shqipëria në vitin 2010, suksesi i bukuroshes Nevina Shtylla ka ardhur vetëm në rritje.

Së fundmi moderatorja iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instastory.

E pyetur lidhur me profesionin e preferuar, mes tyre ajo përmendi aktrimin si dhe zbuloi se është bërë pjesë e një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Do veçoja për momentin kinemanë, duke qenë se jam përfshirë edhe në produksion tashmë. Filmi më i fundit ku unë jam Executive Producer del në kinema me 19 dhjetor.

Ndërkohë si aktore, vitin e ardhshëm do t’i bashkohem një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar”, zbuloi Nevina. /a.y/noa.al