Transmetuar më 14-12-2019, 09:10

Personi që shikoni në fotografi është 52-vjeçari Enver Boriçi, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm brenda në lokalin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Kadri Gjystri’ në Lushnjë, ndërsa viktima u gjet i pajetë rreth orës 07.45, i ekzekutuar me armë zjarri.

Mësohet se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës famëkeqe të Lushnjes.

Vëllai i viktimës, Arben Boriçi ndodhet aktualisht në burg, për shkak të ngjarjeve për të cilat është gjetur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, si pjesë e bandës së Aldo Bares.

Paraprakisht dyshohet se Boriçi ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij, kur një person është afruar drejt tij dhe e ka vrarë, teksa është gjetur i ulur në karrige, i ekzekutuar me plumb në kokë.

Forca të shumta kanë nisur kontrollet në zonë dhe kanë ngritur postblloqe me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /a.y/noa.al

E rëndë në Lushnje! Pronari i lokalit gjendet i vrarë, vëllai i ish-anëtarit të bandës famëkeqe