Transmetuar më 14-12-2019, 08:41

Pasditen e kësaj të premteje në stadiumin kombëtar u luajt derbi Partizani-Tirana.

Kjo ndeshje pati dy momente emocionuese, e para kur në fushë u futën me radhë forcat që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe tjetri erdhi nga tifozët.

Ishin mbështetësit e ekipit të Partizanit ata të cilët kishin bërë një banderolë të gjatë me mesazh prekës për viktimat.

“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”, shkruhej në të.

Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur rreth 900 të tjerë. /a.y/noa.al