Transmetuar më 14-12-2019, 08:00

Pak muaj më parë bëri bujë largimi i moderatorit të njohur Adi Krasta, nga ‘News 24’.

Teksa u komentua se shkak për largimin e tij ishte bërë Kryeministri Edi Rama, për shkak të natyrës opozitare të Krastës në emision, tashmë zbulohet se ku do e shohim.

Ai është rikthyer mbrëmjen e kësaj të premteje në ekran me një emision të tij në televizionin ‘T7’ në Kosovë.

Lajmin e bëri me dije gjatë së premtes, gazetari Berat Buzhala i cili publikoi një fotografi të Adi Krastës, duke intervistuar Kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.

“Në T7 fillon një emision i ri. Presidenti e mban fjalën: Ftesa e realizuar për një gazetar të njohur shqiptar të përndjekur nga Edi Rama në Shqipëri për t’u bërë pjesë e T7’shit është bërë realitet. Emisioni i tij fillon në ora 21.00. Liri e plotë editoriale. Për çdo kënd dhe për kudo. Liri të plotë për të kritikuar qeverinë e Shqipërisë, atë të Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë, te Amerikës. Qëndroni para T7’shit sonte. Asnjë dorë e asnjë politikani nuk është aq e gjatë dhe aq e fuqishme sa të mbërrijë deri në Express dhe T7”, shkroi ai. /a.y/noa.al