Transmetuar më 13-12-2019, 23:44

Edhe në derbin, Partizani-Tirana, ndeshja e parë e kampionatit shqiptar që u zhvillua në stadiumin e ri pati thirrje kundër kryeministri Rama.

Madje disa tifozë të Tiranës kishin përgatitur edhe një koreografi me thirrjen e famshme “Rama ik”.

Ish kryeministri Sali Berisha, e ka përshëndetur këtë gjest publikisht.

“Nderim të gjithë atyre që me protestën e tyre kundër Edvin Mafisë bëhen zëri i ndërgjegjes kombëtare!”, shkroi Berisha në profilin e tij zyrtar Facebook.

Në ndeshjen kualifikuese Euro 2020, Shqipëri-Francë, ndeshje që inauguroi stadiumin, pati gjithashtu disa thirrje nga tifozët kundër kryeministrit të vendit./NOA.al