Transmetuar më 13-12-2019, 21:37

Mbi 20 mijë tifozë ndoqën sot nga afër ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës, që u fitua 2-1 nga bardheblutë.

Në stadium nuk kishte si të mungonin njerëz të artit dhe fushave të tjera.

Midis tyre është edhe këngëtarja Eneda Tarifa, e cila ka vendosur të ndjekë nga afër ndeshjen.

Eneda është fotografuar në stadium, duke njoftuar edhe para ndeshjes, madje ka pyetur tifozët “se cila skuadër fiton.”

Ajo në stadium u pa pranë shefit të klubit Partizani, Olsi Rama,  i cili është edhe vëllai i kryeministrit.

“Le të bëjmë pak tifozllëk. Kush fiton sot?"- shkroi këngëtarja, ndërsa besohet se fituesja e Këngës Magjike, sot ishte tifozë e të kuqve dhe e përjetoi me humbje./NOA.al