Transmetuar më 13-12-2019, 21:26

Këta janë dy të rinjtë që ranë pre e atentatit në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Plumbat e armës nga një makinë në lëvizje u derdhën mbi një tjetër automjet me të cilin lëviznin Andi Zylyfi, 23 vjeç, që mbeti edhe viktimë, dhe shoku i tij Ardit Uruçi.

Ende nuk janë të qarta arsyet e këtij sulmi, dhe as autorët e krimit, teksa disa persona janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale. /k.k/noa.al/