Transmetuar më 13-12-2019, 20:27

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori disa punonjës të Hipotekës së Beratit, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”. Mes të akuzuarve janë edhe ish/drejtues të hipotekës.

Kontrolli i KLSH është kryer në periudhën kur Hipoteka ishte e ndarë nga Aluizni.

KLSH-ja para disa ditës ka dërguar në prokurori dosjen në ngarkim të punonjësve të hipotekës së Beratit. Kjo dosje ka mbërritur në organin e hetimit të Beratit, pas daljes së rezultateve të kryera nga një kontroll i befasishëm i KLSH-së, në Hipotekën e këtij qarku.

Pasi dosja i është deleguar njërit prej prokurorëve të Beratit, prej disa ditësh ka filluar zyrtarisht hetimi. Punonjësit përfshirë edhe drejtues të Hipotekës, emrat e të cilëve për arsye hetimi nuk bëhen të ditur, akuzohen se kenë kryer “shkelje ligjore” gjatë shumë praktikave të rasteve të regjistrimit të pronave dhe pasurive të paluajtshme në qarkun e Beratit./NOA.al