Transmetuar më 13-12-2019, 17:46

Mësimi në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës nuk do të zhvillohet gjatë gjithë muajit dhjetor.

Rektori i Universitetit, Arben Gjata njoftoi se mësimi do të rifillojë më 6 janar të vitit 2020.

Në urdhrin e firmosur nga rektori Gjata, shkruhet se arsyeja e ndërprejerjes së mësimit janë gjendja e godinave dhe ambienteve ku zhvillohet procesi mësimor, akademik e administrativ i Universitetit të Mjekësisë.

Të gjitha kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Më parë, rektori Gjata kishte njoftuar se mësimi nuk do të zhvillohej as këtë javë (9-13 dhjetor) derisa vendosi që të mbyllë portat e Universitetit deri në vitin e ardhshëm.

Pritet që deri në 2020 të jetë bërë verifikimi i tyre në mënyrë që studentët ti kthehen rutinës së mëparshme./a.m/noa.al/