Transmetuar më 13-12-2019, 16:28

Arben Ahmetaj që u dekretua Ministër Shteti për Rindërtimin e mori lajmin e mirë nëpërmjet një telefonate.

Ai ishte duke drejtuar diskutimet për buxhetin në komisionin e ekonomisë, raporton vizionplus.

Lëkundjet e fuqishme të 26 nëntorit lindën nevojën për të shtuar një ministri të re në kabinetin e qeverisë. Për këtë arsye, kryeministri Rama propozoi që Arben Ahmetaj të menaxhojë fondet që do të përdoren për rindërtimin e zonave të prekura dhe për ti rikthyer familjet në shtëpi.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit", shkruajti Rama në një postim në Twitter.

Presidenti Ilir Meta nuk hezitoi që ta dekretonte këtë propozim brenda ditës./noa.al/