Transmetuar më 13-12-2019, 16:12

Një nga godinat e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamëz është shembur pasditen e sotme me shpërthim të komanduar.

Forcat e xhenios, të policisë së shtetit dhe policisë bashkiake ishin të pranishëm në vendngjarje.

Prishja e godinave të pabanuara nga tërmeti i 26 nëntorit bëhet për t’i hapur rrugë rindërtimit.

Ndërkohë janë edhe nëntë godina të tjera që duhen shembur.

Familjet, të cilat ishin strehuar aty janë larguar.

Në vendin e shpërthimit ndodhej edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryeministri Rama, kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici dhe kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close./noa.al/