Transmetuar më 13-12-2019, 15:37

Këtë vit, festivali i RTSH-së është më ndryshe se kurrë. Drejtimin e kanë marrë Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka, të cilat kanë ftuar emra të njohur për skenën botërore.

Ndër artistët që do të performojnë për ti dhënë një ndjesi ndryshe publikut shqiptarë janë Eleni Foureira, Giusy Ferreri dhe Mahmood.

Ky i fundit është konfirmuar nga "Rtsh.al" dhe thuhet se do të vijë me një surprizë të madhe në natën e parë të festivalit.

Ai nuk do të performojë vetëm këngën "Soldi", me të cilën mori pjesë vitin e kaluar në Eurovision, por do sjellë një kolazh me hitet e tij më të fundit.

Këngët e tij do të performohen për herë të parë në një skenë shqiptare./noa.al/