Transmetuar më 13-12-2019, 14:55

Pas dërgimit të dosjes për lobimin rus në Gjykatë vjen dhe reagimi nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Balla pyet se kush është burimi i kreut të PD, Lulzim Basha për 500 mijë dollarë dhe i kërkon gjykatës të bëjë drejtësi e të zbardhë edhe akuzën për pastrim parash.

“Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulëzim Basha vetëm me akuzën si falsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale. Kush është burimi i Lulzim Bashës për 500 mijë💵 & si u transferuan ato?

Lulzim Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë 💵 & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla./b.l/noa.al/