Transmetuar më 13-12-2019, 14:26

Një prej trupave të pajetë që u nxor nga Ishulli i Bardhë besohet të jetë i një vajze të re që vdiq në shpërthimin e vullkanit duke festuar 21-vjetorin e lindjes me familjen.

Krystal Browitt ishte në lundrim me prindërit Paul dhe Marie, së bashku me motrën e madhe Stephanie.

Miqtë thanë se familja nga Melburni kursyen për muaj me radhë që të përballonin këtë udhëtim dhe ishin tepër të emocionuar.

Po ëndrra iu shkatërrua duke u khyer tragjedi për familjen. Nëna, e cila ka problem me të ecurën, pa terror me sy pasi shpërtheu vullkani dhe nuk mund të bënte asgjë. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të.

Ndërkohë motra Stephanie dhe babai janë në gjendje të rëndë. Ata ndodhen në spital ku po luftojnë me jetën për shkak të djegieve të shumta./a.m/noa.al/