Transmetuar më 13-12-2019, 13:02

Edi Rama ka propozuar emërimin e Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin. Propozimin e tij, kryeministri ia ka dërguar presidentit Ilir Meta.

Kryeministri mori vendimin për të shtuar një ministri të re në kabinetin e tij pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit", shkruajti Rama në një postim në Twitter.

Ndërkohë, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi reagoi duke mbështetur kryeministrin.

Blushi bëri një postim në Facebook ku tha se nuk duhet bërë asnjë sekond vonesë për dekretimin e ministrit Ahmetaj./a.m/noa.al/