Transmetuar më 13-12-2019, 12:53

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ku foli për gazetën gjermane "Der Spiegel" ku tha se bllokimi i negociatave për hyrjen në BE ishte tronditje e madhe pasi kanë përmbushur të gjitha parakushtet.

"Ishte një tronditje e thellë për ne. Anulimi erdhi si një surprizë e plotë. Megjithëse Presidenti Macron kishte njoftuar se do të donte të reformonte procesin e pranimit në BE, të gjithë kishin shpresuar se ai nuk do të bllokojë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe vendin tim, Maqedoninë Veriore. Ky ishte një zhgënjim i madh për qytetarët tanë, qeverinë tonë dhe personalisht për mua. Në fund të fundit, ne kemi kaluar të gjitha ligjet dhe marrëveshjet thelbësore. Mbi të gjitha, ne kemi bërë diçka unike në historinë moderne të botës. Për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë, ne kemi ndryshuar emrin tonë shtetëror nga Maqedonia në Maqedoninë veriore", u shpreh Pendarovski.

Në intervistën e tij, presidenti maqedon shtoi se pa Shqipërinë dhe Maqedoninë, BE nuk mund të bëhet akt gjeopolitik.

"Mbi të gjitha, është një gabim strategjik. Shumë udhëheqës të BE-së dëshirojnë një Union që është një aktor i rëndësishëm gjeopolitik. Por kjo nuk funksionon pa integruar rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk jemi një rajon fqinj i BE-së. Pa vendet tona si anëtare, BE nuk mund të bëhet një akt gjeopolitik", tha Pendarovksi.

Në fjalën e tij, presidenti shtoi se pesë deri në shtatë vjet do të ishin optimale për të përfunduar negociatat e pranimit. Ai tregoi edhe atë që do të ndodhë nëse në pranverë nuk do të hapen sërish negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

"Nëse në pranverë ka një vendim kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kjo do të jetë një goditje shumë e rëndë. Të ritheksosh gabimin aktual strategjik do të ishte një prerje shumë e thellë me pasoja të paparashikueshme, mbase të pakthyeshme", përfundoi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski./a.m/noa.al/