Transmetuar më 13-12-2019, 12:41

Në aksidentin tragjik të ndodhur në Mëlgushë të Shkodrës, humbi jetën 26-vjeçari, i identifikuar si Mërgim Ferracaku.

Noa.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku duket se automjeti tip "Volkwagen" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 11:45. Shoferi i identifikuar si A.P., 21 vjeç bëri parakalim të gabuar dhe u përplas me murin duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme te pasagjerit.

Ndërkohë shoferi është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po trajtohet për plagët e marra.

Policia dhe grupi hetimor kanë arritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./noa.al/