Transmetuar më 13-12-2019, 12:31

Kjo, padyshim që nuk është një traditë e jona por, ka filluar të praktikohet në masë vitet e fundit. Në festat e fundvitit, gatuhet edhe një pjatë që përmban thjerrëza.

Se me ç’recetë, nuk është shumë e rëndësishme! Por a është e gjithë kjo vetëm supersticion, si shumë zakone të tjera?!

Legjendat thonë se po të dhuroje thjerrëza për festat e fundvitit, nënkuptonte që secila prej tyre të transformohej në monedhë, gjatë vitit që do të vinte.

Arsyeja? Sepse (mendoje pak) pamja e një thjerrëze, i ngjan një monedhe. Përveç kësaj, e sigurtë është që thjerrëzat janë të mira për shëndetin dhe kjo është ditur gjithmonë!/b.l/noa.al/