Transmetuar më 13-12-2019, 12:15

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar qeverinë Rama dhe punën që ajo ka kryer në përballimin e situatës së rëndë, pas tërmetit të 26 nëntorit i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra persona të pastrehë.

Ai ka publikuar një video në “Facebook”, përmes së cilës thotë se banorët e Thumanës akuzojnë njerëzit e pushtetit se i kanë gënjyer.

“Viktimat e Thumanës akuzojnë. Njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën. Pse gënjyen? Kush gënjen, Kryetari i Bashkisë apo Zv.kryeministri? Pse nuk i thërret prokuroria këta? Pse nuk pyeten, hetohen, procedohen nga prokuroria? Apo kjo ështe “prokuroria që duam” sipas rilindjes? Heshtja e prokurorisë bashkëfajësi e rëndë”, shkruan Vasili.

Në fund ai fton qytetarët që të shohin videon që flet vet dhe në të vërtetë sipas tij është aq e thjeshtë sa s’ka nevojë as për prokuror./b.l/noa.al/