Transmetuar më 13-12-2019, 11:16

Vitore Tusha kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, ka dëshmuar sot në Prokurori lidhur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Mësohet se Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit. Pas dëshmisë së znj. Tusha në prokurori do të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e KED.

Sakaq mëoshet se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur kreun e KED-së Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese./b.l/noa.al/