Transmetuar më 13-12-2019, 09:43

Nën akuzën e abuzimit me fondet, është vënë nën hetim shefja e financës së Ujësjellësit në Librazhd.

Policia nisi procedimin penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”,

për A.S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd.

E dyshuara, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.

Ndaj saj hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi dëmin e shkaktuar ndaj shoqërisë. /a.y/noa.al