Transmetuar më 13-12-2019, 09:36
Foto ilustruese

Shkrumbohet gjatë natës një makinë, të cilën i zoti e kishte parkuar në afërsi të banesës.

Rreth orës 01:00 të natës, kur sapo kishte hyrë e premtja, në fshatin Përparim, Peqin, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti në pronësi të E. D., 38 vjeç.

Makina ishte e parkuar në rrugën pranë banesës, ndërkohë që dyshohet se mund ti jetë vënë zjarri.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al