Transmetuar më 13-12-2019, 08:56
Foto ilustruese

Një i ri i dyshuar për vjedhjen e një makine është kapur në flagrancë, nga efektivët e policisë së Kamzës.

Në vijim të veprimeve ndaj tij, policia ka zbardhur edhe 9 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, të kryera nga 16- vjeçari, në bashkëpunim me dy të mitur.

Gjatë së enjtes u bë arrestimi në flagrancë i A. Xh., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë të miturit K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy adoleshentë kishin vjedhur një automjet dhe ishin larguar në drejtim të qendrës së Tiranës, efektivët e komisariatit Nr.5 në bashkëpunim me ata të komisariatit Nr. 1 bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të adoleshentit A. Xh.

I riu, i ndihmuar edhe nga dy të miturit 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip ‘Benz’ në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.

Në momentin e bllokimit policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lekë dhe një aparat celular.

Tre të rinjtë dyshohet se janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe konkretisht:

-Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.

-Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.

-Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.

-Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.

-Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.

-Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.

-Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.

-Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.

-Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.

Për zbardhjen e ngjarjeve të tjera ku mund të jenë përfshirë, për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al