Transmetuar më 12-12-2019, 22:23

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin më 26 Nëntor.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar këtë mbrëmje në Open, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Akuza ime  e parë është vrasje me dashje e 51 personave”- tha Kryemadhi.

“Unë nuk kam fare mëshirë për Edi Ramën. Ai bën propagandë në çdo televizon. Nuk do të shkoj si Edi Rama në varrimin e viktimave apo me ato fëmijët që bënë foto me Ronaldon vetëm për të bërë propagandë. Vetëm Edi Rama kërkon të përfitojë nga viktmat”- tha ajo më tej.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama për “show” me viktimat e tërmetit dhe theksoi se shteti ishte tërësisht i papërgatitur për t’u përballur me emergjencën.

“Ne paguajmë 1.1 milion euro për të ushqyer qentë për shpëtimin pas katastrofave. Ku kanë shkuar këto para? Mos kanë shkuar për të ushqyer qentë e propagandës?”,- shtroi pyetjen Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se strukturat reaguan me vonesë edhe në rastin e shembjes së shtëpisë së familjes Lala në Kënetë të Durrësit, ku 8 persona humbën jetën.

“Shikoni videot, shtëpia është shembur në mëngjes”, tha Kryemadhi.