Transmetuar më 12-12-2019, 20:59

Ky është momenti kur një avion privat Piper PA-34 u rrëzua në një rrugë pranë aeroportit në Feniks, Arizona.

Aksidenti ajror u filmua nga kamerat e sigurisë në një biznes aty pranë.

Ngjarja ndodhi rreth 08:00 të ditës së mërkurë, rreth 2.6 kilometra nga pista e aeroportit.

Fatmirësisht, si pasojë e këtij aksidenti, as piloti, 48 vjeç dhe as pasagjeri, 42 vjeç, nuk pësuan lëndime. /k.k/noa.al/