Transmetuar më 12-12-2019, 20:28

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin më 26 Nëntor.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, biznesmeni Behgjet Pacolli, ishte ndër të parët që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti.

Ai së fundmi ka publikuar në profilin e tij zyrtar planin për ndërtimin e ndërtesave dhe apartamenteve moderne në zonën e Thumanës që ishte goditur nga tërmeti shkatërrimtar rreth 3 javë më parë.

Njoftimin, Pacolli, e ka bërë në Facebook ku ka publikuar edhe foto të projektit.

“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, shkruan Pacolli në njoftimin e tij.

Pacolli premtoi para disa ditësh, kur ishte në Krujë, 45 banesave për të prekurit nga tërmeti. /a.k/noa.al/