Transmetuar më 12-12-2019, 19:26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një burg në Riad të Arabisë Saudite.

Për pasojë tre të dënuar kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë pësuan lëndime.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët e burgut me anë të një deklarate për shtyp.

Shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu në orët e para të ditës së enjte, nuk bëhet i ditur por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas autoriteteve, të lënduarit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë. /k.k/noa.al/