Transmetuar më 12-12-2019, 19:15

Kryedemokrati Basha takoi banorët e zonës së plazhit në Durrës, ku përcolli edhe mesazhe politike. Sipas Lulzim Bashës, ish-kryebashkiaku i Durrësit sot duhet të ishte në burg.

“Përgjegjësia fillon me ata që kanë përgjegjësi për ndërtimet dhe licensimin e ndërtimeve, që është shteti. Këtu në Durrës kemi edhe një veçori se në 99% të pallateve, ai që ka firmosur për këto leje, ka sjellë edhe betonin, në konflikt interesi, Vangjush Dako.

Pasi mbaron gjithçka, kolaudohet dhe prapë pushteti vendor, bashkia ka për detyrë të kolaudojë që gjithçka është bërë në rregull. Përgjegjësia fillon dhe mbaron me shtetin. Ç’është ajo shprehje “do t’i bëj unë letrat”. Çfarë letrash do të bëjë ai? Ai duhet të shkojë në burg për këto gjëra”, tha kryetari i PD.

Po ashtu Basha tha se: “Kudo ku po shkoj po më thonë që s’ju japin asnjë përgjigje dhe qartësi njerëzve se ku do të flenë dhe njerëzit të kthehen në objektet e rrezikshme, kjo është kriminale. Kjo u ndodhi atyre në Thumanë. Ishin prishur me 21 shtator, u futën aty dhe tragjedia natyrore u kthye në tragjedi shtetërore”. /k.k/noa.al/