Transmetuar më 12-12-2019, 18:32

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë trafikatësh droge italo-shqiptare.

Policia ka vënë pranga kanë përfunduar 9 persona, mes tyre 7 shqiptarë.  Gjashtë persona janë nën pranga, një në arrest shtëpiak dhe dy të tjerë janë nën urdhër për ‘detyrim paraqitje’.

Ata trafikonin marijuanë dhe kokainë me mjete lundruese nga Shqipëria drejt Italisë. Droga blihej 800 euro për kilogram dhe shitej deri në 4500 euro për kilogram.

Operacioni zbardhi lidhjet e këtij grupi kriminal me mafiozin Valerio Navarra, banues në rajonin e Toskanës. Ai i përket klanit Zungri të mafias kalabreze Ndrangheta.

Navarra u zhvendos në Toscana në vitin 2016 për t’i shpëtuar presionit të ushtruar nga organet e hetimit ku menaxhon një piceri, por në të njëjtën kohë ka marrëdhënie me trafikantët shqiptarë të drogës.

Lidhjen e kishte me Robert Lazaj, ndërmjetësi i drogës që banon prej vitesh në Firence. Arrestimi u bë përmes monitorimit të takimeve konfidenciale midis Navarrës dhe Lazaj dhe analizës së bisedave të përgjuara.

Arrestimet janë kryer në Firenze, Pistoia, Pisa e Vibo Valintia.

Hetimet kanë nisur nga tetorit i 2018 dhe përfunduan në mars të vitit 2019./noa.al/