Transmetuar më 12-12-2019, 17:20

Kryeministri Rama vijon të vizitojë familjet e atyre që humbën të afërmit në tërmetin e 26 nëntorit, por edhe në tek ata të dëmtuar.

Në Farkë, në banesën e Safet Poçit, ky i fundit i tha Kryeministrit se nuk ia merrte mendja se do ta dallonte bregun e Lanës.

Në përgjigje kreu i qeverisë i tha: Ta priste mendja se do më shihje mua lakuriq? Jo. Më pe.  Kështu është kjo punë tani me të mirat dhe me të këqijat

Dalogu mes tyre:

Edi Rama: Më kanë parë njerëzit në televizor tek kutia e sherrit. Hape atë, sherr me lloj lloj xhakajdurësh aty, që të ikën mendja. Dhe thonë hijerëndë, gogol. Nuk jam aq i keq sa dukem në televizor, nuk jam aq i mirë sa dukem këtu.

Safet Poçi: E di, e di. Sa i mirë je aq i keq bëhesh (qeshin). Shiko këtu, si e dallove bregun e Lanës për pak kohë edhe kryetar bashkie ke qenë. E dallove bregun e Lanës. Nuk ma merrte mendja.

Edi Rama: Për këtë jam, për atë që s’të pret mendja. Ta priste mendja se do më shihje mua lakuriq? Jo. Më pe. Kështu është kjo punë tani me të mirat dhe me të këqijat. (qeshin) Qenke i madh fare.

Safet Poçi është akomoduar në një banesë të re së bashku me familjen e tij. /k.k/noa.al/