Transmetuar më 12-12-2019, 15:49

Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe kushërira e saj Anxhelina Hadërgjonaj, kohët e fundit kanë vendosur të jetojnë në Paris.

Pak kohë më parë, u bë e njohur një mbrëmje e tyre në kryeqytetin francez, krah yjeve të futbollit botëror, Neymar dhe Mbappe. Madje bukuroshet shqiptare pas takimit të parë, kanë lidhur edhe miqësi me dy lojtarët e PSG.

Kjo u pa fare qartë kur Shqipëria luajti ndaj Francës, në kualifikueset e Euro 2020. Beatrix ishte në stadium, nga ku publikoi në Instagram edhe një foto, ndërkohë që Mbappe e pëlqeu atë.

Dy bukuroshet jo rastësisht kanë shkuar mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Le Parc des Princes", në mbështetje të PSG-së, në ndeshjen kundër Gallatasarait.

Dhe ato kanë shijuar fitoren e PSG, 5-0 ndaj Galatasaray-it. Golin e katër e shënoi Mbappe, të cilin bashkë me Neymar, me siguri e ka festuar siç ndodh zakonisht pas ndeshjes, ndoshta edhe me dy mikeshat shqiptare.

Kujtojmë se Mbappe dhe Neymar janë aktualisht dy lojtarët më të çmuar në tregun botëror.

Neymar i kushtoi 222 milion euro PSG, ndërsa vlera e Mbappe aktualisht llogaritet mbi 250 milion euro.

Beatrix Ramosaj e Anxhelina Hadërgjonaj mund ta quajnë veten me fat që janë pjesë e një shoqërie të lartë, krah dy prej lojtarëve më të famshëm dhe më të pasur në botë./NOA.al