Transmetuar më 12-12-2019, 14:55
Foto ilustruese

Policia e Vlorës thotë se ka goditur një rast të krimit ekonomik, duke vënë në pranga një ish-sekretare në Gjykatën Administrative Vlorë, e cila dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Gjatë ditës së sotme, efektivët e policisë kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës Edlira Shehu, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur e dyshuara ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Mësohet se gjithë aktiviteti i Shehut, është bërë përkundër përfitimit monetar.

Ndaj 43-vjeçares hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”. /a.y/noa.al