Transmetuar më 12-12-2019, 14:34

Edhe pak ka mbetur nga pritja e ëmbël. Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani do të bëhen së shpejti prindër të një djali.

Edhe pse lajmi qarkulloi me shpejtësi në media ishte vetë Fatma me Alfion të cilët konfirmuan se do të bëheshin 3.

Tashmë që Fatma është në muajt e fundit të shtatzënsië ka realizuar një fotogaleri me foto të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj dita-ditës gjatë kësaj periudhe të bukur për të.

Duket se nuri i shtatzënsië e ka zbukuruar edhe më shumë Fatmën dhe kjo vihet re fare qartë te fotot e saj me barkun e rrumbullakosur./b.l/noa.al/