Transmetuar më 12-12-2019, 13:23

Reperi Mozzik ka njoftuar se sot në mesnatë do sjellë një projekt të ri muzikor.

"Kur të bëhet ora 00:00 publikohet 1 projekt, 1 këngë, 1 videoklip që se kam bërë më herët…100% keni me gjet veten secili/a", shkruajti Mozzik në një postim.

Shkrimin e shoqëroi me një fotografi të një zemre të thyer, por të ngjitur.

Nuk dihet ende nëse është dedikim për dashurinë që përjetoi me Loredanën, nga e cila erdhi në jetë edhe vogëlushja Hana. Por reperi thotë shpesh se shpreh veten në këngët e tij, prandaj ka dyshime se në të flitet për ish-partneren e tij.

Më parë, Mozzik njoftoi se do të jetë hit, por kjo do të vihet re në ditët e para të publikimit. /a.m/noa.al/