Transmetuar më 12-12-2019, 10:43
Pamje nga lokali ne flake

Një lokal është përfshirë nga flakët në zonën e Sheqit të vogël në Fier. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa rrethanat janë të paqarta.

Siç mund të shihni në videon më poshtë, një pjesë e mirë e lokalit është shkrumbuar.

Mësohet se i zoti me iniciale A.T., e kishte dhënë lokalin me qira dhe se ishte në përdorim nga qiramarrësi.

Flakët e mëdha kanë rrezikuar banesat përreth, ku vetëm mbërritja e shërbimit zjarrfikës vuri situatën nën kontroll.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit. /a.y/noa.al