Transmetuar më 12-12-2019, 10:06

Vihet në pranga Enrik Lluka, i shpallur në kërkim prej tre vitesh për vrasjen e kushëririt të tij Dorian Lluka dhe plagosjen e kuhsëririt tjetër Birbil Lluka.

Arrestimi i 30-vjeçarit u bë mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës dhe efektivët e RENEA, ndërsa në momentin e arrestimit iu gjetën edhe armë, snajper dhe municione.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë pranë Urës së Subashit në afërsi të banesës së tij, në zonën që ndan Tepelenën me Gjirokastrën.

29-vjeçari Dorian Lluka dhe vëllai i tij, 31-vjeçari Birbil Lluka, u ekzekutuan nga Enriku, pas një konflikti mes tyre.

Kjo pasi dy vëllezërit e rrahën Enrikun në ambientet e një lokali, dhe ky i fundit u kthye pak më vonë, për ti vrarë.

Ngjarja ndodhi në mars të 2016 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz. Gjithçka për shkak të një konflikti për motive pronësie dhe një borxhi të pashlyer. /a.y/noa.al