Transmetuar më 12-12-2019, 08:32
Foto ilustruese

Policia e Barit në Itali, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje ka ekzekutuar një sërë urdhër-arrestesh, ndaj 20 personave.

Të dyshuarit akuzohen për trafik droge dhe armësh nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për një hetim të zhvilluar nga Antimafia e Barit, i nisur prej dy vitesh.

Gjatë tij, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme marijuane, pistoleta dhe automatik.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe një sërë pasurish të cilat dyshohen se janë të krijuara me të ardhurat nga krimi.

Policia italiane e Barit, ka njoftuar se rreth orës 10.30 do të dalë në konferencë lidhur me detajet e operacionit. /a.y/noa.al