Transmetuar më 12-12-2019, 07:52

Në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure, policia ka ushtruar kontroll në autostradën që çon drejt Saukut, ku është kapur një drejtues mjeti me shpejtësi ekstreme.

“Radari dhe polici të shpëtojnë jetën. 221 km/h në aksin Sauk – Teg, si pilot! Shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit,

por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës. Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë”, thotë policia e cila publikon edhe pamjet.

Më tej kërkohet që të respektohen rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.

“Mos shpejto të arrish aksidentin!”, është apeli i bërë për drejtuesit e mjeteve, të cilët duket se nuk heqin dot dorë pa e shkelur çik gazin. /a.y/noa.al