Transmetuar më 11-12-2019, 23:37

Ka përfunduar faza e grupeve në Champions League.

16 skuadra kanë arritur që të sigurojnë kualifikimin në raundin me eliminim direkt.

Për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, këto 16 skuadra vijnë nga pesë ligat kryesore të Europës.

Befasia ka qenë Atalanta, që në pjesëmarrjen e parë ka arritur të kalojë fazën e grupeve.

Më poshtë keni 16 skuadrat që siguruan kualifikimin në fazën tjetër:

Liverpool, Manchester City, Tottenham, Chelsea, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Valencia, Juventus, Napoli, Atalanta, Bayern Munich, Dortmund, RB Leipzig Paris Saint Germain, Lyon.