Transmetuar më 11-12-2019, 23:23

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë gjatë një sherri.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Një i ri dyshohet se është plagosur me sende të forta në një lokal.

Mësohet se i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka pësuar dëmtime në kokë.

Dyshohet se personi i gjymtuar është gjuajtur me sende të forta në një nga baret e qytetit jug-lindor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj./a.k/noa.al/