Transmetuar më 11-12-2019, 21:40

Bie në pranga një person në Lazarat, pasi ju gjet drogë në banesë.

Mësohet se në pranga ka rënë një 35-vjeçar nga Lazarati me inicialet J. Gj.

Uniformat blu të Gjirokastrës, sekuestruan në banesën e 35-vjeçarit një sasi prej 6 kg kanabis.

“Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e J. Gj., 35 vjeç, banues në Lazarat, u gjet 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,”-informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme./a.k/noa.al/