Transmetuar më 11-12-2019, 20:58

Për ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati është shqetësim serioz shpallja non grata në SHBA e tre zyrtarëve shqiptarë.

Në një intervistë për “Zerin e Amerikës” ai u shpreh se ndalimi i tre zyrtarëve, ose i 14 personave në total bashkë me familjarët e tyre, nga rreth 100 persona nga e gjithë bota, nuk është një lajm i mirë.

“Fakti që janë tre persona ose 14 në total bashkë më familjarët e tyre, nga një listë me rreth 100 persona nga e gjithë bota, dhe faki që kjo listë është shpallur nga partneri strategjik kryesor i Shqipërisë siç është SHBA, përbën një shqetësim dhe nuk është një lajm i mirë.

Në këtë kontekst është e rëndësishme që ne të punojmë në mënyrë më të strukturuar me agjencitë ligjzbatuese të SHBA për të identifikuar rastet konkrete dhe për të marrë masat konkrete”, është shprehur Bushati. /k.k/noa.al/