Transmetuar më 11-12-2019, 20:34

Viti i Ri është një festë që festohet në të gjithë botën. Çdo shtet ka ritualet dhe traditën e tij të gatimit. Nëse në Shqipëri ne kemi traditë të gatuajmë gjelin e detit me përshesh, apo bakllavanë, ja si pritet Viti i Ri në disa shtete të tjera.

Greqi: Në Greqi gatuhet ëmbëlsirë me monedhë të fshehur brenda. Kujt i bie monedha në pjesën e tij të ëmbëlsirës do të ketë mbarësi për vitin tjetër.

Spanja: Ka traditën e 12 kokrrave të rrushit. Ata i fusin 12 kokrra rrush të ëmbël në një shkop dhe i shoqërojnë me shampanjë. Çdo kokërr rrushi simbolizon një muaj të mbarë dhe të ëmbël si vetë fruti.

Austri dhe Kubë: Mishi më i preferuar është gici i pjekur. Sipas tyre, kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Skoci: Nëse në vendet e tjera shampanja është pija personifikuese e Vitit të Ri, në Skoci është uiski. Sipas tyre nëse një burrë i gjatë, i pashëm, ezmer është mysafiri i parë, atëherë do t’ju shkojë viti mbarë.

Suedi dhe Norvegji: Për natën e Vitit të Ri është traditë të gatuhet puding me oriz, me një kokërr bajame brenda. Personit që i bie bajamja në pjatë do ti ecë viti mbarë./a.k/noa.al/