Transmetuar më 11-12-2019, 19:48

Një sasi prej 6 kilogramë kanabis është sekustruar në banesën e një të riu në Lazarat.

Pas konstatimit të drogës, është arrestuar edhe poseduesi i lëndës narkotike, 35-vjeçari me inicialet J.Gj.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J.Gj., 35 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij , u gjet 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sqaron policia.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit", për shtetasin J.Gj, dhe  shtetasin A.H., banues në Libohovë, pasi në orët e para  të mëngjesit të ditës së djeshme këta shtetas janë kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. /k.k/noa.al/